Vaksinimi i subjekteve të transportit rrugor – Nis edhe imunizimi i stafit të DPSHTRR
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vijon imunizimi i subjekteve të transportit rrugor kundër Covid-19!
Sipas njoftimit këtë javë, pjesë e vaksinimit u bënë edhe subjektet e transportit ndërqytetës dhe stafi i DPSHTRR.
“Mirënjohje dhe respekt për vaksinatorët për punën e palodhur dhe për energjinë pozitive që përçojnë çdo ditë në shërbim të jetës”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.