Varësia nuk ndalet as nga pandemia! Kazinotë fizike zëvendësohen nga ato virtuale, trefishohen të ardhurat

Në vazhdën e pandemisë COVID-19, lojërat online në internet kazino – ku përdoruesit rrezikojnë paratë e vërteta duke luajtur poker, lojëra elektronike dhe më shumë – janë duke u rritur në popullaritet në të gjithë SHBA, sipas një raporti të ri nga Shoqata Amerikane e Lojërave të Fati.
Në tremujorin e dytë, të ardhurat nga lojërat në internet si pokeri, të cilat profesionistët e industrisë i quajnë “iGaming”, arritën në një rekord prej 402 milion dollarësh në të ardhura, gati trefishi i atyre që bënë një vit më parë.
Ndërkohë, kazinotë fizike kanë të ardhurat e tyre të tkurren me 80%, sipas Shoqatës Amerikane të Lojërave. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, kazinotë ishin të hapura për një shumë prej rreth 42,000 ditësh. Këtë vit, për shkak të pandemisë, ky numër ka rënë me 75%.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.