Varfëria dhe pabarazia, “plagë” e ekonomisë – Xhepa e Civici, propozime konkrete: Të rishikohen politikat fiskale
Pabarazia dhe varfëria janë dy nga problemet më serioze që ka ekonomia shqiptare aktualitsht.
Konkluzionet dolën në pah në forumin “Ekonomia për të gjithë”, ku u prezantuan disa studime të ekspertëve lidhur me situatën ekonomike në vend dhe çfarë mund të përfshijë qeveria në politikat e saj. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici theksoi se qeveria duhet të bëjë politika fiskale më ekefive për ta kthyer rritjen ekonomike në gjithëpërfshirëse dhe përtë ulur pabarazinë.
Për ekspertin Selami Xhepa aktualisht 1/3 e familjeve shqiptare janë të varfra. Xhepa propozon për qeverinë dy masa konkrete.
Ekspertët Civici dhe Xhepa me mbështetjen e fonacionit “Friederich Ebert” kanë publikuar një studim mbi “sistemin ekonomik dhe rolin e shtetit në shoqëri”, i cili është një analizë e perceptimit të qytetarëve mbi gjendjen ekonomike dhe se çfarë duhet të bëjë qeveria.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.