Varianti britanik ‘rrethon’ Shqipërinë! Pas Serbisë, konfirmohet edhe rasti i parë në Maqedoninë e Veriut
Mutacioni britanik i koronavirusit është konfirmuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Forma e re virusit pas mutacionit është zbuluar në laboratorin e klinikës “Zhan Mitrev” tek një pacient 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar.
Pacienti ka deklaruar, se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. Pak ditë më parë edhe Serbia ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka konfirmuar ende nëse ekziston në territorin e saj apo jo varianti i ri i virusit Covid-19 apo siç njihet ndryshe ‘varianti britanik’ i virusit.
Referuar të dhënave të OBSH-së, deri më tani varianti i ri i Covid është përhapur në 70 vende të botës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.