“Varka fantazmë” shfaqen në brigjet e Japonisë, numri i tyre shkon në 95 gjatë këtij viti
Çdo vit në brigjet e veriut të Japonisë shfaqen varka druri të shkatërruara, që mendohet se vijnë nga Koreja e veriut. Këtë vit numri i tyre ka arritur nivel rekord. Rojet bregdetare bëjnë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë gjetur 95 varka, numër i cili pritet të kalojë 104 të ardhura nga viti i kaluar.
Shpeshherë këto varka mbajnë trupa e skelete, por rastisin edhe bosh, ndaj janë quajtur “varka fantazmë”. Gjatë këtij viti janë gjetur 12 trupa të vdekur në këto varka.
Rojet bregdetare thonë se kryesisht janë varka peshkimi, sepse ato nuk kanë qëndrueshmëri dhe pajisje për t’u kthyer në shtëpi.
Autoritetet japoneze kanë rritur patrullimet pasi numri i varkave është rritur gjatë viteve të fundit.
Rritja mund të lidhet edhe me një fushatë të Koresë së Veriut për të rritur peshkimin me qëllim rritjen e burimeve të proteinave për kombin, i cili po lufton për të arritur vetë-mjaftueshmërinë e ushqimit dhe për të kapërcyer problemet shëndetësore të shkaktuara nga dietat e këqija, thonë ekspertët.
Për të arritur kuotat e tyre, peshkatarët e Koresë së Veriut mund të marrin më shumë rreziqe dhe të largohen më larg nga ujërat e tyre të zakonshme, ndoshta duke shkelur zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë 200 milje detare, thonë ata.
Më shumë se një e treta e anijeve këtë vit kanë mbërritur në ishullin kryesor Hokkaido të Japonisë, ndoshta për shkak të përpjekjeve për të udhëtuar në veri për të shmangur patrullimet nga roja bregdetare e Japonisë.
Fluksi i anijeve fantazmë ka ngritur shqetësime të sigurisë. Vitin e kaluar, roja bregdetare gjeti rreth 30 trupa në anije, ndërsa 40 të tjerë ishin gjallë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.