Varrezat e biçikletave në Kinë dëshmojnë çfarë ndodh kur zgjerohesh shumë shpejt
Në vitet e fundit, janë shtuar një numër i madh biznesesh të reja që ofrojnë përdorimin e biçikletave në qytetet kineze. Shpesh të quajtur “Uber për biçikleta”, kompanitë i lejojnë përdoruesit e aplikacioneve të tyre të hapin përmes celularit biçikletat, të cilat kanë edhe gjurmim me GPS. Pasi i përdorin, individët mund t’i lënë ato kudo.
Por shumë kompani të tilla nisën të operojnë në Kinë, në një kohë kur nuk ka mjaftueshëm kërkesë. Për këtë arsye, tre biznese të tilla, Mobike, Ofo dhe Bluegogo, falimentuan në fund të vitit të kaluar, duke lënë shumë biçikleta të braktisura në qytetet e vendit, si Pekini, Wuhan dhe Xiamen.
Këto varreza biçikletash duhet të shërbejnë si një dëshmi për qytetet kineze që duan të investojë rëndshëm në aplikacione të tilla.
Për t’i krahasuar me modele të ngjashme biznesi nëpër botë, kompanitë në Kinë ofronin një xhiro 30-minutëshe për shuma prej pak centësh. Ndërsa në New York, kostoja për këtë shërbim është rreth 3 dollarë për një xhiro 30-minutëshe.
Megjithatë zgjerimi i shpejtë dhe mungesa e kërkesës bëri që shumë prej këtyre 30 bizneseve të dështojnë. Një arsye tjetër pse kinezët i kanë drejtuar sytë larg biçikletave, që dikur numëroni 72 copë për çdo 100 njerëz, është fakti se në shekullin e 21-të, makinat janë kthyer në një simbol statusi.
Politikat e qeverisë për nxitjen e punësimit gjithashtu shërbyen si një katalizator i dështimit, duke detyruar kompanitë të punësojnë 1 punonjës mirëmbajtjeje për çdo 200 biçikleta. Kjo nënkuptonte se industrisë i nevojiteshin 15 mijë punonjës, çka e dëmtoi rëndë financiarisht.
Gjithçka mbetet tani për të kujtuar këtë valë ambicioze ekologjike janë pikërisht këto varreza biçikletash.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.