Vazhdojnë flakët në zonën e Karaburunit – Peleshi informon mbi situatën aktuale (FOTOT)
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se që prej orëve të para të ditës trupat e batalionit të Poshnjes dhe detarët e Pashalimanit janë angazhuar për fikjen e zjarrit në zonën e Karaburunit, duke sfiduar terrenin dhe temperaturat ekstreme.
Sipas njoftimit janë bashkuar gjithashtu, trupat e batalionit të III të këmbësorisë prej disa ditësh, përpjekjeve të strukturave lokale për shuarjen e zjarrit në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.