Vazhdojnë kontrollet dhe monitorimet nga AKU – Rreth 500 inspektime dhe 29 paralajmërime nëpër biznese gjatë 24 orëve të fundit

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 466 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid duke kërkuar zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë nëpër biznese si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 29 paralajmërime nëpër OBU, të cilat nuk kanë të rinovuara librezat shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, sistemime të ambienteve të prodhimit, mungesë të shërbimit 3D etj. si dhe bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 26 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
AKU vijon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.