Vdekjet nga TBC e SIDA si pasojë e Covid – Goditja e koronavirusit ka sjellë rënien e trajtimeve për sëmundjet e tjera
Qindra mijëra njerëz pritet të jenë viktima të tuberkulozit të patrajtuar si pasojë e ndërprerjeve në sistemet shëndetësore të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, sipas një fondi botëror të ndihmave. Në disa prej vendeve më të varfëra në botë, vdekjet nga SIDA dhe tuberkulozi mund të kalojnë edhe vdekjet nga vetë koronavirusi, sipas kreut të Global Fund, Peter Sands. Raporti për vitin 2020 i fondit me seli në Gjenevë, tregoi se numri i njerëzve të trajtuar për tuberkulozin rezistent ndaj barnave në vendet ku operon, ka rënë me 19%.
Një rënie me 11% është raportuar në programet dhe shërbimet e parandalimit të HIV-it. “Rreth 1 milionë njerëz më pak janë trajtuar për tuberkulozin në vitin 2020 krahasuar me 2019-n dhe kam frikë se kjo do të sjellë vdekjen e pashmangshme të qindra mijëra njerëzve”- tha Peter Sands.
Global Fund me seli në Gjenevë është një aleancë e qeverive, shoqerisë civile dhe partnerë të sektorit privat, përfshirë Bill Gates, që investojnë mbi 4 miliardë dollarë në vit për të luftuar tuberkulozin, malarien dhe SIDA. Sands theksoi se shërbimet janë ndikuar nga masat e karantinës së Covid-19, ndërkohë që stafi dhe klinikat e përdorura për tuberkulozin, që janë ridrejtuar për të trajtuar Covid-19 në vende si India dhe Afrika.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.