Vdekshmëria nga aksidentet rrugore – Shqipëria, shifra shqetësuese krahasuar me BE
Shqipëria, nëse do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte një nga vendet në podium për shifrat më të larta për aksidentet rrugore.
SCAN ka krahasuar shifrat e publikuara nga INSTAT dhe Eurostat, dhe rezulton se Shqipëria është shumë poshtë standardit të BE-së për vdekshmëritë nga fatkeqësitë rrugore. Vendet e unionit kanë një mesatare prej 50 vdekjesh për 1 milion banorë, ndërkohë në Shqipëri kjo shifër është rreth 90 vdekje për 1 milion banorë.
Numër më të lartë paraqesin vetëm Bullgaria dhe Rumania me përkatësisht 99 dhe 97 të vdekur për 1 milion banorë.
Infrastruktura duket se është problemi kryesor që bëhet shkak për aksidentet, pasi shfaqet një raport i drejtë mes pasurisë së një vendi dhe numrit të fatkeqësive.
Janë vendet lindore të vetmet të cilat kapërcejnë shifrën e 60 të vdekurve: Bullgaria, Greqia, Kroacia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria futet në trendin e vendeve të lindjes sa i takon këtij treguesi.
Vdekshmëria nga aksidentet për 1 milion banorë – 2016 | Lituania | 65 | |
Belgjika | 56 | Luksemburg | 52 |
Bullgaria | 99 | Hungari | 62 |
Çekia | 59 | Malta | 51 |
Danimarka | 37 | Holanda | 33 |
Gjermania | 39 | Austria | 49 |
Estonia | 54 | Polonia | 79 |
Irlanda | 40 | Portugalia | 54 |
Greqia | 75 | Rumania | 97 |
Spanja | 37 | Sllovenia | 63 |
Franca | 54 | Sllovakia | 50 |
Kroacia | 73 | Finlanda | 45 |
Italia | 54 | Suedia | 27 |
Qipro | 54 | Mbretëria e Bashkuar | 28 |
Letonia | 80 | BE | 50 |
Ndërkohë, statistikat europiane faktojnë këtë hamendësim: vetëm 8% e vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ndodh në autostrada. Shumica e tyre, 55% ndodhin në rrugë rurale dhe 37% në zona urbane (kryesisht këmbësorë).
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.