Vdes themeluesi i “Daewoo” – Kim ngriti firmën që simbolizoi rritjen e Koresë së Jugut pas lufte!
Themeluesi i grupit të falimentuar Daewoo, Kim Woo –choong, vdiq në moshën 83 vjeçare. Kim ka drejtuar kompaninë që ka qenë dikur konglomerati i dytë më i madh i vendit dhe simbolizonte rritjen e shpejtë të Koresë së Jugut nga lufta koreane e viteve 50. Ai ishte një shitës i pëlhurës që investoi 5,000 dollarë në një kompani të tekstilit dhe krijoi Daewoo në vitin 1967.
Duke investuar energjinë e tij dhe shfrytëzimin e lidhjeve me liderët e Koresë së Jugut, ai formoi një gjigant që punësonte mbi 300,000 persona në 110 vende, me njësi që varionin nga makinat tek ndërtimi, anijet, tregtimi dhe letrat me vlerë. Megjithatë, rritja e madhe e kompanisë, që përfshinte investim me borxh e që e fryu grupin në 41 kompani partnere, çoi Korenë e Jugut pranë dështimit kombëtar gjatë krizës financiare aziatike në fund të viteve 90’. Kim, që shihej si hero, u arratis nga Korea e Jugut në vitin 1999 kur Daewoo falimentoi me borxhe në mbi 75 miliardë dollarë. Kjo detyroi qeverinë që të ndërhyjë dhe të marrë kontrollin, duke paguar me paranë e taksapaguesve.
Në vitin 2005, Kim u rikthye në vendin e tij, ku u arrestua me 10 vite burgim për përvetësim dhe mashtrim në lidhje me borxhin e kompanisë. Megjithatë, në vitin 2007, një gjykatë apeli uli 1 vite e gjysmë nga dënimi, duke thënë se Kim i ka shërbyer Koresë së Jugut duke formuar grupin. Atë vit ai mori gjithashtu një falje presidenciale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.