Veç Aeroportit në Vlorë dhe linja ajrore shqiptare! Rama, 90 minuta me Erdogan

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin turk Erdogan, në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Naftës që mbahet të hënën. Në këtë takim që ka zgjatur 90 minuta është diskutuar për projektet e përbashkëta, mes të cilave për Aeroportin e Vlorës dhe për një linjë ajrore shqiptare.
“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines” shkruan Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.