“Vela për Kulturën” – Detarët italianë do të rikthehen në Orikum në 20 Maj

Më 18 Maj do të rikthehet për herë të katërt “Vela për Kulturën”, aktiviteti që lidh Salenton me Vlorën. Një numër i madh varkash me vela do të përshkojnë 85 milje detare, rreth 160 km, nga porti i Gallipolit deri në portin e Orikumit.
Ky manifestim sportiv e kulturor nisi në vitin 2014 dhe është pjesë e projektit “Deti që bashkon”, një nismë që synon të përforcojë miqësinë italo-shqiptare në fushat e sportit, turizmit dhe kulturës.
Një dyzinë me varka me vela, ku mes tyre do të ketë edhe amatorë, do të qëndrojnë katër ditë në detin Adriatik dhe do të ndjekin programin e organizatorëve.
Nisja nga Gallipoli | 18 Maj ora 14:00 |
Nisja nga Shën Maria e Leuca-s | 19 Maj ora 05:00 |
Nisja nga Otranto | 19 Maj ora 08:00 |
Mbërritja në Ishullin e Sazanit | 19 Maj ora 14:00 |
Nisja nga Sazani | 20 Maj ora 09:00 |
Mbërritja në Orikum | 20 Maj ora 12:00 |
Ceremonia e dhënies së çmimeve dhe festë | 20 Maj |
Siç shihet edhe në axhendë, grupi do të bëjë një ndalesë edhe në Ishullin e Sazanit, duke përfituar nga hapja e tij për turistët. Në Sazan, detarët do të organizojnë edhe një zgarë, duke shtuar emocionet e udhëtimit.

Në edicionin e shkuar, bashkëpunimi mes dy vendeve u bë edhe më i dukshëm, pasi iu bashkuan edhe muzikantë të rinj nga Liceu Artistik i Vlorës, banda muzikore “BandAdriatica” nga Teatri Publik i Puglias, Konsulli italian në Vlorë, dhe përfaqësues nga ambasada italiane, bashkia e Vlorës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.