Veliaj: Bashkia do të emetojë biletën elektronike, qeveria miraton sot vendimin
Qeveria i jep mundësinë Bashkisë së Tiranës që sot të emetojë biletën elektronike. Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim ku u diskutua për transportin publik.
“Lajmi i mire është se në mbledhjen e sotme kalon VKM-ja që i jep mundësinë Bashkisë së Tiranës të emetojë biletën elektronike. Nuk e bën këtë qeveria qendrore, por pushteti vendor. Tirana do të jete qyteti i parë që do kalojë në sistem elektronik. Nuk do ketë më bileta fizike”, u shpreh Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u shpreh se 78 për qind e qytetarëve duan që të kalojnë tek bileta elektronike. Sipas tij, qytetarët duan ta çojnë pagesën për biletën aty ku duhet.
Osman Dedja/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.