Rriten pagat e bashkisë, Veliaj: 20-25 % më shumë për punonjësit e shërbimeve

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës do të përfitojnë rritje të pagave. Bashkia i është bashkuar vendimit të qeverisë, duke propozuar një rritje progresive, ku shtesa më e lartë do të jetë për punonjësit e shërbimeve dhe ata që paguhen më pak.
Vendimi është diskutuar dhe miratuar vetëm më votat e mazhorancës në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, të cilën anëtarët e djathtë e kanë bojkotuar.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i diskutuar në Këshillin Bashkiak, ishte ai për ngritjen e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, e cila do të ketë akses për menaxhimin e 12 tregjeve publike në kryeqytet.
Në rendin e ditës kanë qenë të përfshirë rreth 15 projekt/vendime, si shtesë fondi në buxhet për disa zëra të veçantë, miratimi i bonusit të qirasë për disa familjes si dhe ngritja e një thertoreje publike.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.