Veliaj takim me drejtorët e shkollave: Këtë vit 3 shkolla të reja, javën tjetër hapet unaza e madhe

Dy ditë para fillimit të shkollës në Tiranë do të hapet unaza e madhe. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Veliaj gjatë takimi me drejtorët e shkollave të kryeqytetit para fillimit të vitit të ri shkollor.
Gjatë këtij viti shkollor janë hapur tre shkolla të reja, dhe është hedhur themeli i së katrës, tha Veliaj, ndërsa shtoi se edhe këtë vit do të vazhdohet puna për përmirësimin e infrastrukturës.
“Kemi pasur një punë fantastike në 191 shkolla. Infrastruktura duhet, mund të ndryshojë edhe anën psikologjike të të dhënit dhe bërit mësim. Edhe këtë vit do vazhdojmë me ndërhyrjet infrastrukturore. Un besoj se duke pasur infrastrukturën e duhur edhe mësuesit e duhur, s’ka nevojë që nxënësit të lëvizin nga zonat periferike drejt qendres, duke shmangur kështu ekonominë familjare, trafikun, kohën fizike. Kemi hapur tre shkolla të reja “Betim Muco”, “Hoxha Tahsin”, “Ardian Klosi”, si dhe kemi hedhur themelet e shkollës “Kosova”. Të treja shkollat e reja kanë një kapacitet për 2500 nxënës, kunë të treja kanë nisur edhe regjistrimet”.
Veliaj u ndal edhe te shkollat ekzistuese, ku u shpreh se ka ende probleme.
“Kemi akoma problem me shkollat, në shkollën Vasil Shanto akoma tregtohet te dera e shkollës. Shkolla është tempull, të mos transformohet në pazar. Kemi pasur edhe problem edhe tek shkolla e baletit, se pari njihet si shkollë, së dyti si tregu i rrobave të vjetra”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.