Veliaj: Urbanizimi rrit vlerën e pronës së qytetarëve

“Urbanizimi i zonave ka rritur disa herë vlerën e pronës së qytetarëve”. Këtë deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të fillimit të punimeve në një sipërfaqe prej 35 hektarësh në bllokun “Misto Mame” në Kombinat.
“Duke filluar nga Pazari i Ri e deri te Bregu i Lumit dhe Bulevardi i Ri, urbanizimi ua ka rritur vlerën pronës deri në 2-3 herë. Ajo që presim është që kur ky investim të ketë mbaruar, edhe këtu vlera e pronës të rritet 2-3 herë dhe secili qytetar t’i shohë dukun investimit të djersës dhe gjithë punës së tij ndër vite”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për punimet që po kryhen me ritëm të shpejtë.
Kryebashkiaku siguroi qytetarët se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.