Vende pune në Aviacionin Civil – Ja pozicionet ku mund të aplikoni
Autoriteti i Aviacioni Civil ka prezantuar mundësitë e punësimit në aviacion në Panairin “Work and Study”, në të cilin ka marrë pjesë. 4 janë pozicionet për të cilat mund t’i drejtohen stendës së AAC-së të gjithë të interesuarit, të cilat përfshijnë:
1-Inxhinieri elektronike
2-Inxhinieri mekanike dhe sistemesh
3-Shkenca ekonomike
4-Shkenca kompjuterike
Drejtori i AAC-së, Krislen Keri ka njohur krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka të pranishëm në ditën e hapjes së panairit me projektet e aviacionit dhe domosdoshmërinë në rritje për staf të kualifikuar të fushës.
Më tej ai është ndalur edhe te hapja e linjës së re ajrore shqiptare si dhe mbi projektet për 2 aeroportet e reja, atë të Vlorës dhe Kukësit që pritet të kenë një ndikim pozitiv në turizëm dhe ekonomi,
Panairi “Work and Study”, që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve nisi ditën e mërkurë dhe do të zgjasë deri në datën 30 mars.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.