Vende pune në Tatime, hapet gara për inspektorë! Afati për aplikimet deri me 14 qershor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hapur garën për plotësimin e 9 pozicioneve ekzekutive në sektorin e riskut e të manaxhimit e analizës së detyrimeve të papaguara. Prioritet për plotësimin e vakancave do t’u jepet fillimisht punonjësve të administratës publike të cilët mund të bëjnë lëvizje paralele e për këtë qëllim, afati është deri me 9 qershor 2017. Ndërsa për ata që nuk janë pjesë e shërbimit civil, afati i dorëzimit të dokumenteve është 14 qershori 2017.
“Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Për të dy procedurat (Lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!” shkruhet në njoftimin e Tatimeve
Vendet vakante në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:
- Inspektor i Parë në Sektorin e Përmbushjes, në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve – Kategoria: III-b

- Inspektor i Parë në Sektorin e Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, në Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Kategoria: III-b
- Inspektor i Parë në Sektorin e Menaxhimit dhe Analizës së Detyrimeve të Papaguara, në Drejtorinë e Mbledhjes me Forcë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve – Kategoria: III-b

Për kriteret dhe procedurat e plota: Klikoni këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.