Vende të lira pune në drejtoritë rajonale të AKU-së – Kriteret dhe afati i fundit për aplikim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpallur 16 vende vakante për pozicionin inspektor në dhjetë drejtori rajonale të vendit. Konkretisht, në drejtoritë rajonale Durrës, Elbasan dhe Tiranë janë 4 vende të lira, 7 inspektorë kërkohen për drejtoritë rajonale Shkodër, Dibër, Lezhë e Kukës, si dhe 5 vende të lira në Gjirokastër, Korçë e Berat.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë një diplomë të nivelit ‘Bachelor’ në njërën nga këto fusha:
Agronomi e Përgjithshme
Inxhinieri Pyjore
Inxhinieri Agromjedisi
Inxhinieri Agrare në profilet: Mbrojtje bimësh, Hortikulturë dhe Prodhim Bimor
Data 3 tetor 2018 është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve nga kandidatët.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.