Vendet me koston më të ulët për të kaluar pushimet
Edhe pse për shumë njerëz, ideja e të udhëtuarit me pak para sjell ndërmend motelet jashtë qytetit apo kalimin e natës nëpër hostele me njerëz krejtësisht të panjohur ky është një perceptim i gabuar.
Ekzistojnë disa vende në botë ku me shumë pak para mund të bëni disa pushime luksi.
Në raportin për Turizëm dhe Konkurrueshmëri të Forumit Ekonomik Botëror 2017, na bazë të 14 kritereve ku një prej tyre ishte dhe konkurrueshmëria për sa i përket çmimeve, vendet u renditën si më poshtë.
- Irani 4.Algjeri 7. Jemen 10. India
- Egjipt 5. Indonezi 8. Kazakhstan
- Malajzi 6. Bhutan 9. Tunizia
Raporti shihte disa tregues, duke përfshirë koston e taksave të biletave dhe tarifave të aeroportit, karburantin si dhe fuqinë blerëse.
Ose e thënë ndryshe se sa një dollar mund të blejë në një vend në krahasim me një tjetër.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.