Vendet më të pasura dhe më të varfra në Europë – BQE zbulon raportin bazuar në llogaritë financiare
Familjet daneze janë më të pasurat në Bashkimin Evropian, sipas një analize të të dhënave nga banka qendrore e vendit.
Familja mesatare në Danimarkë kishte 1.88 milion korona daneze (300,000 dollarë) në asete financiare në tremujorin e katërt të vitit 2020.
Të dhënat e publikuara, u nxorrën nga zbulimi i Bankës Qendrore Evropiane të llogarive financiare për 27 vendet anëtare të BE.
Shifrat treguan se danezët zakonisht kishin edhe borxhe më të larta, me 560,000 korona daneze, pas vetëm Luksemburgut, ku njerëzit zakonisht kishin 660,000 korona daneze në detyrime.
Sidoqoftë, Danmarks Nationalbank vuri në dukje se shumica e detyrimeve të Danimarkëve ishin në borxhe bankare dhe hipotekare “me kolateral të pasurive të patundshme (afërsisht 86 përqind)”.
“Kështu, borxhi i danezëve kompensohet kryesisht nga vlera e pasurisë së banesave, e cila nuk përfshihet në pasurinë financiare,” shpjegoi banka qendrore.
Në përgjithësi danezët kishin pasuri financiare neto prej 1.32 milion korona daneze, gati trefishi i mesatares së BE prej 450,000 korona daneze.
Banka qendrore e Danimarkës gjithashtu theksoi se ndërsa kjo pasuri ishte mesatare, ekzistonte një ndryshim i rëndësishëm midis individëve.
Për shembull, banka qendrore tha se danezët me të ardhurat më të mëdha kishin më shumë pasuri dhe pasive, ndërsa njerëzit që ishin më të vjetër kishin pensione më të mëdha.
Analiza e bankës qendrore tregoi se pasuria e danezëve ishte rritur edhe më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në një mesatare prej 24,000 korona daneze për person.
Familjet në Hollandë kishin shumën e dytë më të lartë në asete financiare, me 1.58 milion koronë daneze, pasuar nga Luksemburgu (1.59 milion koronë daneze) dhe Suedia (1.51 koronë daneze).
Ndërkohë, familjet në Rumani u gjetën të ishin më të varfrat në BE, me vetëm 80,000 korona daneze në asete financiare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.