Vendet që mund të përfitojnë nga tarifat tregtare Kinë – SHBA
Lufta tregtare tashmë e shpallur mes Kinës dhe SHBA-së duke vendosur tarifa për mallrat e importit, është parë nga shumë ekspertë të tregut me efekte negative në të gjithë botën. Por nga ana tjetër ka disa vende që mund të përfitojnë nga tarifat kineze për mallrat e SHBA-s, pasi krijon hapësirë të mundshme për partnerët e tjerë tregtarë për zgjerimin eksportet të tyre.
Brazil
Eksportuesit amerikan të sojës tani përballen me tarifën 25 për qind. Kina është importuesi më i madh në botë i kësaj kulture, dhe SHBA është furnizuesi i dytë më i madh. Kjo tarifë do të ndikojë si te fermerët amerikanë të sojës, po ashtu edhe te rritësit e derrit në Kinë, të cilët e përdorin për ushqim.
Duke folur për CNBC, Zëvendëskryeministri kinez Zhu Guangyao citoi tregjet e Amerikës Jugore si një burim potencial për një vëllim më të madh soje.
“Brazili mund të jetë një përfitues kryesor, tashmë 75 për qind e sojës së tyre eksportohet në vendin tonë”.
Brazili është tashmë furnizuesi më i mirë i Kinës me soje, por vetëm ajo nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë plotësisht furnizimin e SHBA. Në 2017, SHBA shiti 32.9 milion ton sojë në Kinë, e dyta pas 50.93 milion ton të shitura nga Brazili.
Argjentinë
Argjentina, eksportuesi i tretë më i madh i sojës në botë, është po ashtu i pozicionuar mirë. Prodhimi i sojës përfaqëson 17.5 për qind të eksporteve totale të Argjentinës.
Paraguaj dhe Uruguaj
Tregu i madh kinez ka të ngjarë të kërkojë alternativa të tjera, duke përfshirë eksportuesit më të mëdhenj të sojës si Paraguai dhe Uruguai, tha Stefan Vogel, kreu i hulumtimeve të tregjeve të mallrave bujqësore në Rabobank.
Australi
Pambuku ishte një nga 106 eksportet e Shteteve të Bashkuara të tarifuara me 25 për qind nga Pekini. Kina nuk është një importues i madh i pambukut amerikan, por ato biznese që kërkojnë një treg alternativ për pambukun për të anashkaluar detyrat potenciale të importit do të mund të ktheheshin në Australi, shkruan CNBC.
Eksporti i pambukut të Australisë arrin në 1.2 miliardë dollarë në vit, dhe një e treta e asaj aktualisht shkon në Kinë, sipas Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik.
Mbretëria e Bashkuar (Skoci)
Paketa tarifore e Kinës prej 50 miliardë dollarësh përfshin uiskin, nga të cilat eksportet e SHBA eksportojnë më shumë se 354 milionë litra në vit në mbarë botën. Dhe është ofruesi i dytë më i madh i Kinës, pas Skocisë, duke shitur 926.384 litra në Kinë në vitin 2016, duke lënë pas 11 milionë litra të Britanisë në të njëjtin vit. Megjithatë, ka gjasa të vazhdojë të rritë kërkesën nga Skocia, tha Francois Sonneville, drejtor i pijeve në RaboResearch Food & Agribusiness.
Industria e verës franceze
Një tjetër viktimë e betejës tarifore është verë amerikane. Kina është blerësi i nëntë më i madh i Amerikës për verërat, sipas statistikave të Rabobank International.
Një blerës kinez mund të “shkojë për verë franceze ose australiane në vend të verës kaliforniane për shkak të tarifave”, shpjegoi Sonneville. Franca dhe Australia janë tashmë dy furnizuesit kryesorë të Kinës. Si rezultat, eksportuesit e verës së SHBA “do të shqetësohen dhe duhet të mbështeten më shumë në kërkesën e brendshme”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.