Vendgrumbullimet e mbetjeve – Klosi: Nga 88 pika, 3 janë me kushte sanitare. Do ngremë landfille të vegjël
Shqipëria nuk ka venddepozitime për mbetjet . Nga 88 pika gjithsej vetëm 3 janë brenda kushteve Sanitare. Në një takim të zhvilluar me donatorët shqiptarë dhe të huaj ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi nevojën urgjente për ngritjen e landfilldeve të vegjël në të gjithë qytetet.
“Ne duhet të fillojmë të mendojmë edhe për landfillet e vegjël. Pra, unë mendoj se strategjia duhet të kthehet kokëposhtë. Në qoftë se deri tani kemi menduar se zgjidhjet do të vijnë nga landfillet e mëdhenj, është shumë mirë, por unë mendoj që ne urgjentisht të fillojmë të mendojmë se ç’ndodh në çdo fshat të Shqipërisë, në çdo qytet të vogël të Shqipërisë, në çdo qendër qarku për të shkuar drejt operatorëve masivë.”
Më tej Klosi bëri të qartë që kostot e mbledhjes dhe transportit të mbetjeve në të gjithë vendin të standardizohen duke e cilësuar një problematikë e cila kërkon bashkërendim të forcave.
“Thelbësore është edhe diskutimi për kostot dhe tarifat. Për të pasur mundësi që të vendosim një standard kombëtar dhe jo në të njëjtën bashki, të kemi tre kosto të ndryshme menaxhimi, grumbullimi mbetjesh dhe përpunimi mbetjesh. Po të kemi ndryshe në një qytet dhe shumë ndryshe në qytetin ngjitur me të. Të jemi ndryshe në jug e ndryshe në veri, ndryshe brenda të njëjtit qark. Pra, kemi problematika që I kanë ngelur viteve.”
Teksa ka vijuar me kritikat ndaj vendorëve të cilët kanë depozituar mbetjet në pika të hapura pa leje mjedisore.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.