Vendi që “do të braktisë” paranë në vitin 2023! Arsyet pse do të ndalohet përdorimi i “Cash-it”?
Suedia mund të ndalojë paranë “cash” në vitin 2023. Sipas një studimi të ri, vendi është në rrugë të mbarë për të lënë përdorimin e parave “cash” brenda vitit të sipërpërmendur, ndonëse shitësit presin që paratë në “dorë” do të vazhdojnë të pranohen edhe për disa vite të tjera.
Është vënë re vitet e fundit se po përdoren më së shumti kartat apo aplikacionet e pagesave me celularë, më shpesh se sa në “cash”. Ky trend ka qenë në rritje edhe në vende të tjera anembanë botës, në Kinë për shembull pagesat me celular u dyfishuan vitin e kaluar. Edhe për Suedinë, ekspertët parashikojnë që brenda një kohe të shkurtër, vendi të jetë tërësisht pa para.
Sipas tyre, “Suedia mund të jetë krejtësisht dixhitale brenda pak vitesh”. Sondazhi i shitësve suedezë zbulon se rreth gjysma e tyre presin që të ndalohet pranimi i parave “cash” deri në vitin 2025.
Aktualisht, 97 për qind e të gjithë shitësve pranojnë pagesa në para, por vetëm 18 për qind e të gjitha transaksioneve aktualisht përfshijnë këtë pagesë.
Karta ose smartphonet?
Pagesat nga celulari po kryhen më së shumti. Kartat e kreditit dhe debitit, janë një ndër mënyrat me të cilën njerëzit po paguajnë me aplikacionet e pagesave mobile.
Edhe pse në rritje, për ekspertët është e paqartë se pse vetëm një numër i vogël personash duket se i përdorin ato, ndërkohë që kjo mënyrë mund të krijojë lehtësi dhe besim. Konsumatorët në masë të madhe e shikojnë ndryshimin.
Bankat kanë bërë pjesën e tyre për t’i larguar njerëzit nga paraja “cash”, pasi ato duan të zvogëlojnë rrezikun e vjedhjes, ndërkohë që në të njëjtën linjë mendimi janë edhe shitësit me pakicë në Suedi.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.