Vendimet e KKT/Kullë 21 kate në kryeqytet, godinë polifunksionale 9 kate e 6 hidrocentrale të reja
Një objekt 25 kate është parashikuar të ndërtohet në kryeqytet, nga të cilat 21 kate janë mbi tokë. Sipas agjendës të Këshillit Kombëtar të Territorit, në mbledhjen e fundit të datës 20 qershor, gjithashtu janë parashikuar ndërtimi i një godine polifunksionlae 9 kate në Tiranë, shtesë katesh për “Sky Tower”, si dhe ndërtimi 6 hidrocentraleve të reja.
Ndërtesa 21 kate është parashikuar të ndërtohet në rrugën “Dervish Hima” ndërsa godina Polifunksionale 9 kate do të ndërtohet në rrugën “Ibrahim Rugova”. Më poshtë lexoni 21 vendimet e parashikuara për miratim në mbledhjen e fundit të KKT.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.