Vendimet e qeverisë – Belinda Ikonomi emërohet Zv/Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Enton Duro në krye të DPT

Këshilli i Ministrave ka emëruar Belinda Ikonomin si zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë duke zëvendësuar Albana Shkurtën dhe duke e liruar nga detyra e mëparshme si drejtoresha e Përgjithshme e Doganave.
Drejtor i Përgjithshëm i Doganave sipas vendimit i cili ka hyrë në fuqi menjëherë është emëruar Arlind Gjokuta. Në Krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të jetë Enton Duro duke zëvendësuar Vasilika Vjeron.
Ndryshime të tjera janë bërë edhe në qarkun e Shkodrës ku Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të Çesk Milljas, prefekt i këtij qarku duke emëruar si prefekt të ri Valdrin Pjetri.
Anëtari i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura Rudolf Papa është larguar po ashtu nga detyra për shkak të dorëheqjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.