Vendimet/Miratohet kuadri makroekonomik 2019-2021, marrëveshja e huasë prej 23 mln euro me BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e kësaj të mërkure. Ndër to, është miratuar vendimi për kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2019-2021, së bashku me lidhjet nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe nr.2/1 e nr.2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”.
Gjithashtu qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes, me një hua në shumën 23 000 000 (njëzet e tre milionë) euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.