Vendimi/ Akordohen 150 milionë lekë për Tunelin e Llogarasë! Projekti diskutohet që prej aksidentit tragjik të 1989
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i shtuar 150 milionë lekë Ministrisë së Infrastrukturës. Ky fond do të përdoret për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë””. Vlera totale e projektit llogaritet 750 milionë lekë.
Vendimi përcakton se ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020.
Diskutimi për ndërtimin e një rruge të re që lidh Orikumin me Llogaranë dhe ndërtimin e një tuneli në Llogara ka nisur 3 dekada më parë, pas aksidentit tragjik të vitit 1989 ku rrëshqiti një autobus studentësh që shkaktoi 20 viktima.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.