Vendimi/ As këtë vit s’ka negociata për Shqipërinë! Qershori i vitit të ardhshëm, shansi tjetër
Shqipëria nuk do t’i hapë as këtë vit negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shansi i radhës, i njoftuar është qershori i vitit 2019.
I njëjti vendim është marrë edhe për Maqedoninë.
Franca Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva për Shqipërinë e Maqedoninë duke kërkuar thellimin e reformave e shënimin e progresit në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar se “rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë”.
Sipas tij, ky është një sinjal kyç për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vetë Bashkimit Europian.
Vitin e ardhshëm, Bashkimi Europian ndodhet në proces zgjedhor, ashtu sikurse edhe Shqipëria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.