Vendimi/ Autoriteti i Aviacionit Civil, miratohen emrat për postin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues – Ja cilët janë ata

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e fundit ka miratuar emrat për kryetar dhe anëtarë të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Konkretisht, lista përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti.
Sipas VKM, këshilli drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil do të ketë këtë përbërje:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, u miratua në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.