Vendimi/Brenda 2018, Shqipëria shlyen detyrimet e prapambetura ndaj BERZH
Shqipëria do të paguajë rreth 1.3 milion euro detyrime të prapambetura ndaj Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH). Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare e merr fuqi ligjore pas 15 ditësh.
“Shuma prej 1 288 348,27 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e tetë presje njëzet e shtatë) USD paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një këst, brenda vitit 2018” shkruhet në vendim.
Por si u krijuan detyrimet e prapambetura? Lexo: http://www.scan-tv.com/shqiperia-shlyen-borxhet-e-vjetra-nisma-ne-kuvend-permbushen-detyrimet-e-viteve-1991-1998/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.