Vendimi i BE-së: Jo sanksione të reja por 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën!

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike për t’i dhënë Ukrainës 500 milionë euro të tjera armë dhe pajisje ushtarake pas një takimi në Bruksel të hënën.
Kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, riafirmoi unitetin e bllokut kundër Rusisë, duke u zotuar të vazhdojë të gjitha llojet e mbështetjes për vendin e goditur, duke përfshirë mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake.
Në të njëjtën kohë, mundësia e sanksioneve të mëtejshme u diskutua gjithashtu nga ministrat, duke përfshirë një embargo të diskutueshme të naftës kundër Rusisë.
Polonia dhe shtetet baltike janë ende duke shtyrë për veprime më të ashpra kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim total të tregtisë nga toka dhe deti.
Megjithatë, marrëveshja është larg, me disa vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, që frenohen për të shkuar më tej, veçanërisht kur bëhet fjalë për energjinë.
Shtetet anëtare miratuan gjithashtu zyrtarisht planin e BE-së për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e saj deri në vitin 2030, i njohur si Busulla Strategjike.
Udhëheqësit e BE-së do t’u kthehen këtyre çështjeve më vonë këtë javë gjatë samitit të tyre të enjten dhe të premten, ku do të marrë pjesë presidenti i SHBA-së Joe Biden.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.