Vendimi/”Klubi i Gjuetisë” në Lezhë i transferohet Bashkisë! Motivi: Nxitja e turizmit
Klubi i Gjuetisë në Lezhë do t’i kalojë në pronësi të Bashkisë duke u hequr nga administrimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare.
Vendimi parashikon kalimin në pronësi të Bashkisë Lezhë të objektit ndërtesë, me sipërfaqe 400 m², pjesë e pronës me emërtimin “Klubi i Gjuetisë”, me vendndodhje në Lezhë, në përdorim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur me qëllim nxitjen e turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Bashkinë Lezhë.
Bashkisë Lezhë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
Vendimi ngarkon Bashkinë e Lezhës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare që, në momentin e dorëzimit të pronës, të hartojnë dokumentacionin hartografik ku të pasqyrohet sipërfaqja e pronës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.