Vendimi/ Ndryshon përbërja e Këshillit Drejtues të Kontabilistëve dhe të Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria ka miratuar ndryshime në përbërjen e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe në Këshillin Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil. Referuar vendimit, në Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit lirohen nga funksioni, për shkak të përfundimit të mandatit anëtarët Jorgji Bollano, Flutura Kalemi e Limos Malaj.
Ndërkohë, Jorgji Bollano është rimandatuar sërish ndërsa anëtarët e rinj janë Ingrid Shuli, propozuar nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe Elona Mullahi, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, raporton SCAN.
Sa i përket ndryshimeve në Këshillin Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, zëvëndësimet janë si më poshtë:
“Z. Bujar Tollkuçi, kryetar” zëvendësohet me “Z.Petrit Sulaj, kryetar”;
“Z. Engjëll Agaçi, anëtar” zëvendësohet me “Z.Sander Lleshi, anëtar”.
“Z. Krislen Keri, anëtar” zëvendësohet me “Z.Klajdi Mati, anëtar”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.