Vendimi për rritjen e pagës minimale / Shalsi: Do e ndihmojë biznesin, pasi do rritet rendimenti i punonjësve
Ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi e shikon vendimin e qeverisë për rritjen e nivelit të pagës minimale në 30 mijë lekë, si një masë që do të ndihmojë biznesin. Në një prononcim për TV SCAN, Shalsi thotë se shpërblimi i punonjësve rrit rendimentin në punë e për pasojë edhe përfitimet për sipërmarrjen.
Shalsi sjell në vëmendje dhe rastet e tjerë, kur është vendosur rritja e pagës minimale në shkallë vendi, që gjithashtu u pa me skepticizëm nga bizneset.
Aktualisht, paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore është 26 mijë lekë, ndërkohë që qeveria planifikon ta rrisë me 4 mijë lekë, duke e çuar në nivelin e 30 mijë lekëve. Vendimi pritet të prekë rreth 26% të numrit total të të punësuarve në vend, të cilët aktualisht deklarohen nga punëdhënësit me pagë minimale. Megjithatë, ky vendim është kritikuar nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kanë deklaruar se do të rritet barra fiskale, ndërkohë që COVID-19 ka krijuar vështirë financiare.
Ola Mitre – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.