Vendimi/Shqipëria hap dyert për refugjatët e Ukrainës. Do të mund të qendrojnë deri në 1 vit pa nevojën e një leje

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që përcakton se shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon që për zbatimin e tij të ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Propozimi është bërë nga vetë dy ministrat. Ky vendim vjen në një kohë kur shumë shtetas të Ukrainës janë detyruar që të braktisin vendin për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.