Vendimi/Shqipëria jep 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales “Notre Dame” në Paris
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të dhënë një ndihmë financiare prej 100 mijë euro për qeverinë e Francës, për rindërtimin e Katedrales “Notre Dame” në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
“Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, në zërin “Shpenzime korente”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 100 000 (njëqind mijë) eurosh, për qëllimin sipas pikës 1, të këtij vendimi. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019” përcaktohet në vendim. .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.