Vendosen “barriera” ndaj përmbytjeve – Ministria e Bujqësisë hap tenderin 7.3 milionë euro për ujitjen dhe kullimin!
Ministria e Bujqësisë parashikon një ndërhyrje të gjerë në sistemin e ujitjes dhe të kullimit në vend, dhe për këtë qëllim ka hapur një tender në vlerën e 7.3 milionë euro, për të cilin mund të aplikohet deri më 28 maj. Tenderi “Rehabilitimi i veprave të programit ujitje-kullim” është i ndarë në 19 lote, ku një vëmendje e shtuar i është dhënë mbrojtjes nga përmbytjet.
Disa nga lotet përfshijnë Rehabilitim pjesor në kanalin kryesor ujitës Peqin Kavajë, zona Gosë; Rehabilitim Argjinatura Perlat; Rehabilitimi argjinaturës se Tones, Segmenti Tarin – Perlat”; Argjinature mbrojtëse nga lumi Shkumbin,; Vepra e marrjes së kanalit Ujitës Llakatund, Vlorë” ; Mbrojtja nga Lumi Vjosë në Bishan, krahu i majtë, bashkia Vlorë; Kanali ujitës Mjedë Kotërr; Mbrojtje nga Lumi Buna Bahçallëk, Shkodër”; Grykëderdhje e KUL Zadrimë; Argjinatura lumit Buna, Dajç-Shirgj” ; “Mbrojtje nga lumi Kir” ; Mbrojtje nga përmbytja nga lumi Gjolës i Qendrës se Transferimit te Teknologjive Bujqësore në Fushë-Kruje; Mbrojtje nga përmbytja nga lumi Devoll në Gegë, Bashkia Kuçovë; “Mbrojtja nga gërryerja e limit Osum; Rikonstruksioni i hidrovorit të Akërnisë, Vlorë”; Argjinature mbrojtëse nga lumi Shkumbin; Mbrojtja nga Lumi Vjosë në Bishan, krahu i majtë, bashkia Vlorë; Mojtja nga Lumi Vjosa në Kafaraj, krahu i djathtë Bashkia Fier”, etj.
Përmbytjet në vendin tonë janë një shqetësim i përvitshëm, të cilat shkatërrojnë me qindra hektarë sipërfaqe të mbjellë, por edhe banesa e biznese.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.