Venecia kufizon qasjen e anijeve të lundrimit – Ja çfarë do të thotë kjo për turistët

Ministri i transportit të Italisë njoftoi këtë javë se Venecia do të ndalojë të gjitha anijet e lundrimit të hyjnë në qendër të qytetit. Njoftimi vjen pas protestave ndër vite anti-turizëm si dhe peticioneve të ndryshme.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se pasagjerët që vijnë me anije lundrimi nuk do të mund ta shohin Venecian, por që ata do të duhet ta bëjnë këtë në një formë tjetër dhe jo si më parë.
Të gjitha anijet që peshojnë më shumë se 55,000 ton nuk do të kenë më qasje në kanalin Giudecca të Venedikut i cili kalon nëpër qytet pranë sheshit historik Shën Marku, njoftoi kryebashkiaku Luigi Brugnaro.
Në anën tjetër, anijet e mëdha do të duhet të vendosen në Marghera, një port industrial në veriperëndim të qendrës historike të qytetit.
Sipas “The Local”, Brugnaro tha se vendimi ishte “jashtëzakonisht pozitiv” pasi gjeti një mënyrë për të balancuar shqetësimet mjedisore me “punët e krijuara nga industria e lundrimit, të cilat nuk mund të përballojmë t’i humbim”.
Në një referendum jo zyrtar gjatë muajin e kaluar, 99 për qind e Venerianëve thanë se anijet e mëdha turistike duhet të ndalohen tërësisht nga Laguna.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.