Venecia mbipopullohet nga turistët – Kryetari i Bashkisë merr masa për sigurinë publike
Masa të jashtëzakonshme do merren për mbipopullimin e Ditës së Majit në Venecia.
Një urdhëresë është miratuar nga kryetari i Bashkisë, Luigi Brugnaro, i cili do të ndajë banorët nga turistët në pika të ndryshme nga data 28 maj deri në 1 qershor.
Këto janë “masa urgjente që duhen për sigurinë publike dhe një jetesë sa më të sigurt në qytetin historik të Venecias”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet lokale.
Rrjedha e turistëve do të ridrejtohet nga rrugët më ët njohura. Do të ketë zona të caktuara vetëm për vendasit dhe vizitorët e rregullt që kanë një kartë “Venezia Unica”.
Por pavarësisht devijimeve turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë të gjitha atraksionet por nëpërmjet rrugëve të tjera.
Këto masa vijnë si pasojë e një Pashke jashtëzakonisht të populluar, me numra turistësh që pritet të rriten edhe më shumë se 200, 000 këtë fundjavë duke e çuar popullsinë vendase në 50,000 banorë.
“Javën e kaluar u bë si të ishin karnavalet”, shprehet një përfaqësues I zyrës turistike për “The Independent”.
Por pavarësisht këtyre masave që do të merren shumë njerëz besojnë se kjo nuk do të ndihmojë por thjeshtë do të shkaktojë më shumë kaos.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.