Venecia ndez sirenat e alarmit! Pritet një e “premte e zezë” nga rritja e nivelit të ujit
Pas reshjeve të shiut që rritën nivelin e ujit në qytetin e Venecias dhe shkatërruan një serë objektesh pak ditë më parë, qyteti pritet të përballet sërish me një problematikë tjetër këtë të premte.
Mediat italiane raportojnë se në qytet kanë rënë sirenat e alarmit për t’u përgatitur për një reagim ndaj rritjes së mëtejshme të nivelit të ujit në qytet. Banorët po jetojnë një tjetër ditë frike pas parashikimeve që nuk janë optimiste.
Qyteti i njohur italian po përballet me një nivel uji që nuk e kishte njohur që prej vitit 1966.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.