Venezuela mbyll kufirin me Brazilin – Maduro refuzon ndihmat nga jashtë. Do të ndjekë Kolumbia
Presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro, lajmëroi mbylljen e kufirit me Brazilin, në përpjekje për të parandaluar ndihmat humanitare miliona dollarëshe që të hyjnë drejt vendit.
Tensionet politike në Venezuelë kanë arritur kulmin, ndërkohë që ndodhet në krizën më të keqe humanitare në histori. Maduro tha se kufiri me Brazilin do të mbyllet tërësisht, deri sa të lajmërohet ndryshe. Lideri socialist shtoi se po konsideron edhe mbylljen e kufirit të vendit me Kolumbinë, duke thënë se “është më mirë ta parandalosh, përpara se të pendohesh”.
Duke nisur nga dita e Enjte, kufiri tokësor me Brazilin do të jetë tërësisht i mbyllur deri sa të lajmërohet ndryshe. Kjo vjen për të marrë të gjithë masat në sigurimin dhe mbrojtjen e popullit tonë. Po konsideroj edhe mbylljen e plotë të kufirit me Kolumbinë.” –tha Maduro.
Lajmërimi i Maduro vjen 2 ditë pas planit të opozitës për të pranuar ndihma nga vendet fqinje. Qeveria e Brazilit, që ka njohur liderin e opozitës Juan Guaido si presidentin ligjor të përkohshëm të Venezuelës, ka premtuar se do të japë ndihma gjatë fundjavës. Në fundjavë, qindra mijëra vullnetarë pritet të ndihmojnë Guaido që të sjellë furnizime me ushqime dhe produkte të higjienës. Plani i ndihmave pritet të ndodhë 1 muaj pasi lideri i Asamblesë Kombëtare doli në rrugët e kryeqytetit dhe u vetë shpall president. Maduro ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe ka ende mbështetje ne forcave të armatosura.
Ai ka refuzuar pranimin e ndihmave të huaja për Venezuelën, duke i quajtur ato një “shfaqje politike” dhe pushtim nga Shtetet e Bashkuara. Mbyllja e kufirit me Brazilin ndjek lajmërimin e Qeverisë për të bllokuar udhëtimin ajror dhe përmes detit, mes Venezuelës dhe 3 ishuj holandez në Karabibe, pasi Guaido i ka quajtur këto si vendndodhje të pranimit të ndihmave.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.