Venezuela ngelet pa naftë – Plan shkurtimesh nga qeveria, protestuesit bllokojnë rrugët
Një numër i konsiderueshëm venezuelianësh janë çuar në protestë duke bllokuar rrugët në shenjë proteste nga mungesës së karburantit.
Një prej vendeve më të mëdha prodhuese në botë të naftës dhe ekonomia e së cilës varet në mbi 90% nga nafta, ky produkt mungon për qytetarët. Kjo tregon mjaft mirë se në çfarë përmasash është kriza që ka goditur rëndë vendin e Amerikës Latine.
Nga ana tjetër, Venezuela është vendi që ka edhe çmimet më të ulta në botë të naftës.
Së fundmi, qeveria ka vendosur që të shkurtojë furnizimin me karburant si pasojë e problemeve me të cilat po përballet kjo industri. Sipas qeverisë, shkurtimet janë të pashmangshme në një kohë që kompanitë e drejtuara nga shteti të prodhimit të naftës, kanë mungesa të theksuara pjesësh si dhe mirëmbajtje.
Opozita ndërkohë akuzon qeverinë për menaxhim të dobët të krizës. Qeveria po synon që të rrisë ndjeshëm çmimin e naftës në vend, që aktualisht është thuajse falas.
Për këtë arsye është vendosur edhe një sistem i ri pagese. çmimi mjaft i ulët ka bërë që kontrabanda e naftës, sidomos drejt Kolumbisë të jetë në nivele mjaft të larta.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.