Venezuelë, ndërpritet energjia elektrike – Qeveria fajëson ‘sabotimin’
Një ndërhyrje e madhe e energjisë goditi Venezuelën gjatë ditës së enjte, një problem që qeveria e presidentit Nicolas Maduro nuk ngurroi të fajësonte për “sabotim” të digës hidroelektrike nga e cila sigurohet një pjesë e madhe e energjisë së vendit.
Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta në Venezuelë, ku ekonomia po bie nën hiperinflacion, me mungesa kronike të ushqimit dhe ilaçeve dhe një emigrim masiv prej më shumë se 3 milionë qytetarëve. Kritikët thonë se korrupsioni dhe nën investimet kanë lënë rrjetën e energjisë të vendit të paaftë për të funksionuar, ndërsa Maduro thotë se problemet janë krijuar qëllimisht nga kundërshtarët politikë. Shumë njerëz thanë se pritën që të ecnin disa orë për në shtëpitë e tyre, sepse autobusët e pakët në rrugë ishin plotë dhe sistemi i metrosë së qytetit ishte mbyllur.
“Personi përgjegjës për këtë quhet Nicolas Maduro” -tha Pedro Fernandez, një inxhinier sistemesh në lagjen Altamira të Karakas. “Kjo është vetëm maja e ajsbergut për të gjitha gjërat që po vuajmë.”
Mediat lokale dhe përdoruesit e Twitter-it raportuan se ndërprerja po prekte kryeqytetin e Karakas, si dhe 15 nga 23 shtetet e vendit. Një gazetar i televizionit shtetëror e përshkroi atë si një “ndërprerje kombëtare”.
Burimi:Reuters
Përshtati në shqip: E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.