Vera australiane theu më shumë se 205 rekorde nxehtësie
Sipas një raporti nga grupi klimatik, i quajtur “Angry Summer” vera australiane e 2016 dhe 2017, ka thyer më shumë se 205 rekorde. Ka pasur ditë shumë të nxehta si dhe zjarre në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, ndërkohë që pjesa tjetër në perëndim pësoi shira të rëndë, si dhe përmbytje.
Në mesin e rekordeve të thyera, qytete si Sydney, Brisbane dhe Canberra kishin secila ditët e tyre të nxehta, ndërkohë që Adelaide ka pasur Krishtlindjet më të nxehta në këto 70 vjet, tregon raporti.
Këshilli klimatik i cili u formua pasi u hoq Komisioni klimatik në vitin 2013, tregoi se ndryshimi i klimës po e bën nxehtësinë më të qëndrueshme e më të gjatë në Australi, dhe se zhvillimi i këtij moti ekstrem po krijon presion në sistemin energjetik të vendit.
“Ditët e këtij të nxehti ekstrem do të bëhen edhe më të shpeshta në Australi, dhe do të rrisin rrezikun për një infrastrukturë kritike, psh elektriciteti, ekonomia, shëndeti dhe ekosistemet,” shkruan raporti.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.