“Vera në plazh në Shqipëri” – Vanity Fair dedikon një guidë për të kaluar pushimet sa më mirë në vendin tonë

Revista prestigjioze “Vanity Fair” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke përshkruar bukuritë e vendit përmes eksperiencave të udhëtimit, akomodimit, vizitave në plazhe e muze, si edhe kulinarisë.
Artikulli jep një guidë hap pas hapi me zonat që duhen vizituar, pasuritë e UNESCO-s dhe plazhet përrallorë, të cilët janë “ndër më spektakolarët të të gjithë Mesdheut”.
Një grup i zhurmshëm zonjash mbi shtatëdhjetë vjeç është në radhë në banjën e një kafeneje në Porto Palermo, një lokalitet i vogël bregdetar pak kilometra larg Himarës. Me një theks tipik torinez, duke gënjyer pritjen, listojnë me zë të lartë surprizat e udhëtimit të tyre të të ashtuquajturin ‘Vendin e Shqiponjave”. Deri në atë moment kishin qenë pesë. Tirana arrihet me më pak se dy orë fluturim nga Italia. Në Shqipëri, pothuajse të gjithë flasin mjaftueshëm mirë italishten.
Kudo hahet shumë mirë dhe shpenzohet pak. Deti është i bukur si ai i Greqisë (por ju lutem mos ia thoni grekëve!). Njerëzit janë gjithmonë mikpritës dhe mjafton të shkëmbesh pak fjalë dhe nis menjëherë shprehja ‘Italia-Shqipëria, një fytyrë, një racë”.
Nis kështu shkrimi i gazetares Marta Ghelma, e cila vendos më pas të përshkruajë udhëzuesin e saj për një vizitë të paharrueshme në Shqipëri. Ajo tregon për lexuesit e revistës se Tirana është tashmë një qytet mahnitës me një zhvillim shumë të shpejtë, i cili po shërben si motor për ndryshimin e pjesës tjetër të vendit.
Pasi përshkruan historinë e Tiranës dhe zonat që duhen vizituar ajo kalon tek sitet e trashëgimisë botërore si Berati, Gjirokastra dhe Butrinti.
Shprehja “ia vlejti udhëtimi di të bëhet e dobishme në rast se ka dyshime për zgjedhjen e një destinacioni. Për sa i takon këto tre siteve shqiptare të shpallura Pasuri të Njerëzimit nga UNESCO, kjo frazë është plotësisht e përshtatshme.
Shkrimi nuk mund të linte pa përmendur edhe plazhet e vendit, duke u ndalur tek Jugu i Shqipërisë, ku ka hapësirë për t’u ndierë pionierë të vërtetë në plazhet që nuk janë të populluara, por edhe ku ka vend për argëtim në party-t në plazhe pasi perëndon dielli.
Kur vjen puna tek ushqimi, artikulli thekson se duhet të provoni ushqimet tradicionale. ‘Këtu gatuan mami (shqiptare)’, lexon shkrimi.
Për të lexuar artikullin e plotë, kliko këtu.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.