Vërtetimi i lidhjeve të ujit jo më te ALUIZNI – Nga nesër, qytetarët e Tiranës do ta marrin…

Të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë objekte në proces legalizimi, që prej ditës së nesërme për nuk do të kenë më nevojë të paraqiten pranë zyrave të ALUZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, tashmë prej datës 23 janar, ky shërbim do të kryhet drejtpërdrejt nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Kjo, bazuar në marrëveshjen e bërë midis këtyre dy institucioneve , e cila synon formalizimin dhe bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
“Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.
Ndërkohë, sipas njoftimit, një marrëveshje e tillë do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit në ditët në vijim.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.