Vështirësitë e pensionistëve online – Hado: Problematikat po zbehen, dosjet kompletohen nga punonjësit
Që prej datës 1 Maj të gjithë pensionistët por edhe grupet e tjera që marrin shërbime nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore, kanë mundësi që të aplikojnë vetëm on line për shkak të eliminimit të sporteleve fizike.
Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH, Astrit Hado, shprehet se që nga Janari 2020 këto shërbime janë ofruar edhe on line edhe fizikisht dhe janë ndërmarrë fushata konstante sensibilizuese për qytetarët.
Sipas drejtorit të ISSH, dixhitalizimi i shërbimeve u ka shkurtuar burokracitë grupeve përfituese, pasi tashmë dosjet e tyre kompletohen nga punonjësit e sigurimeve.
Por çfarë ndodh në rast se përfituesit e shërbimeve kanë ankesa?
Reforma e dixhitalizimit të shërbimeve është shtrirë në të gjithë administratën shtetërore dhe tashmë qëndrojnë të hapura vetëm 150 zyra të gjendjes civile në të gjithë vendin.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.