Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi – 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45

Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur për në vjeshtë, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Krahasuar me një vit më parë në këtë provim vërehet një përmirësim I lehtë teksa në 2021 vetëm 2 maturantë rezultuar me notë ekselente ndërsa 1911 prej tyre ngelën.
8285 maturantë kanë marrë notën nga 7.00-7.99 e cila rezulton të jetë dhe nota mbizotëruese. Maturantët e Kukësit kanë arritur mesataren më të lartë në këtë provim me notën 7.84 i pasuar nga Korca e Lezha, ndërsa notën mesatare më të ulët e ka regjistruar Berati 7.41.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.
Maturantët përmbyllën ciklin e provimeve të maturës shtetërore ditën e premte me atë të lëndëve me zgjedhje. Por ankesat nuk munguan as këtë vit ku sipas tyre provimi i lëndës me zgjedhje biologji ishte shumë i vështirë. Ministrja e arsimit ka reaguar për këtë gjë duke thënë se do të merren parasysh kërkesat e maturantëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.